Kur do të ketë zgjedhje nuk dihet ende, por fitues të tyre po konsiderojnë vetën secila parti.
Vetëvendosje, Partia Demokratike e Lidhja Demokratike, janë të sigurta në triumf pas votimeve krahas Aleancës e Nismës që me këtë qëllim nënshkruan koalicion.
Partia aktuale në pushtet, është e bindur se do të dalë thellësisht e para bazuar në tre faktorë.
Edhe partia më e madhe opozitare tani, siguron se do të rikthehet qeverisja e PDK-së që sipas tyre u ka munguar qytetarëve.
Derisa subjekti më i vjetër në Kosovë, çelës për fitore po e konsideron programin “Rruga e re”.
Të tria partitë, thonë se është herët të flitet për koalicione të mundshme, pasi diçka e tillë mund të vendoset në një tjetër afat.
https://www.youtube.com/watch?v=NMGDC5GtaTY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.