Një grua indiane që vendosi rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë të një adoleshenteje, bëri prerjen e saj të parë të flokëve që nga mosha gjashtëvjeçare dhe i dhuroi ato për t’u shfaqur në muzeun Ripley’s Believe It or Not!
18 vjeçarja, Nilanshi Patel nga Modasa, Gujarat, fillimisht vendosi rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë të një adoleshenteje kur ishte 16 vjeçare dhe flokët i kishte me gjatësi mbi 1.5 metra.
Flokët e Patel u matën vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 18-të dhe kështu e theu rekordin për herë të dytë, me flokë të matur mbi 1.8 metra të gjatë.
“Flokët e mi më dhanë shumë – për shkak të flokëve të mi unë jam njohur si ‘Rapunzeli i jetës reale'”, i tha Patel zyrtarëve të Guinness.
Ajo shtoi se kishte menduar të dhuronte flokët e saj për të bërë paruke për fëmijët me kancer, por e ëma e bindi që duhej të shfaqej për të frymëzuar të tjerët.
Nëna e saj, Kaminiben Patel, deklaroi se ajo do t’i dhuronte flokët e saj në programin e parukeve për të prekurit me kancer nëse vajza e saj do i dhuronte në muze.
Flokët e Patel tani janë duke u përgatitur për t’u shfaqur në Muzeun Ripley’s Believe It or Not! Në Los Angeles dhe më vonë do të transferohen në Muzeun e Rekordeve Botërore Guinness në Los Angeles.
“Më pëlqen stili im i ri i flokëve. Ndihem krenare që do t’i dërgoj flokët në muzeun e SHBA-së – njerëzit do t’i shohin dhe do të frymëzohen nga flokët e mi”, tha Patel.
https://www.youtube.com/watch?v=24tEL1Aewo0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.