22.07.2018 · përditësuar para 2892 dite1 min lexim
Japonia prezantoi dy maskotat e Lojërave Olimpike të vitit 2020 që do të zhvillohen në Tokio.
Miriatova dhe Someity (kështu quhen dy maskotat e ngjarjes më të rëndësishme sportive) u prezantuan gjatë një ceremonie të organizuar në kryeqytetin japonez, shkruan Top Channel.
Këto dy personazhe janë shfaqur me veshje tradicionale japoneze: i pari me kuti shahu blu kurse tjetri me lulen e qershisë.
Miraitova dhe Someity u votuan nga një listë me tri propozime të fëmijëve të të gjitha shkollave fillore japoneze.
Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në periudhën 24 korrik - 9 gusht të vitit 2020.
●●●
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.