Lajmet e fundit
Në Pekin kompania Oppo prezantoi dy modelet e saj elitare, R7 dhe R7 Plus.

Të dy telefonat kanë kamerë të pasme 13 megapikselë me lenta me hapje f/2.2. Kamera e pasme tek R7 është me vetë-fokusim dhe ka një blic LED, ndërsa tek R7 Plus ka lazer me vetë-fokusim dhe blic të dyfishtë LED.
R7 Plus përmban bateri me kapacitet 4,100mAh, ndërsa versioni më i vogël ka bateri me kapacitet 2,320mAh. Një veçori që gjendet vetëm tek R7 Plus është sensori për gjurmët e gishtave në anën e pasme të telefonit. Përmasat e R7 janë 143 x 71 x 6.3 mm dhe peshon 147 gramë, ndërsa tek versioni R7 Plus janë 158 x 82 x 7.75mm dhe peshon 203 gramë.
Telefonat do të operojnë me sistemin më të ri operativ të kompanisë Oppo, ColorOS v2.1, bazuar tek sistemi Android Lollipop 5.1. Ata ofrojnë lidhjen LTE të kategorisë së katërt me shpejtësi shkarkimi deri në 150Mbps, dhe dy vende për karta SIM. Telefoni inteligjent Oppo R7 kushton 400 dollarë, ndërsa Oppo R7 Plus kushton 480 dollarë.
