Kompania Okavango Diamond nga Botswana e ka prezantuar një gur të çmuar prej 20 karatësh, duke deklaruar se është diamanti më i madh blu i zbuluar ndonjëherë atje.
Diamantet blu janë shumë të kërkuar për shkak të ngjyrës së tyre të rrallë dhe diamanti Hope ndoshta është më i njohuri.
“Vetëm disa gurë të ngjashëm kanë qarkulluar nëpër treg gjatë dekadës së fundit, prej të cilëve ky zë vend si më i rëndësishmi”, deklaroi drejtori i kompanisë, Marcus ter Haar, i cili nuk e dha vlerën e diamantit.

Ky gur i çmuar është zbuluar vitin e kaluar në minierën Orapa.
Ndërkaq, një kompani marketingu diamantesh, e zotëruar nga qeveria e Botswanës, vlerësoi se diamanti u formua në mes 500 milionë dhe tre miliardë vjetëve më parë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.