Huawei prezantoi telefonin inteligjent Huawei P8 Lite në eventin e zhvilluar në Bangkok.
Smartfoni ka ekran 5 inç me rezolucion 720x1280 pikselë. Fuqizohet nga procesori HiSilicon Kirin 620 SoC me arkitekturë 64 bit, tetëbërthamësh me shpejtësi 1.2GHz.
P8 Lite ka 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet përmes kartelave microSD.
Kamera kryesore ka 13MP ndërsa selfie-kamera 5MP. Bateria ka kapacitet 2200mAh.
Ai ka të instaluar sistemin operativ Android 5.0.2 me ndërfaqen Emotion UI 3.1 të Huawei-t.
Huawei P8 Lite kushton 270 dollarë.
https://www.youtube.com/watch?v=n1f7JmytEy8
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.