Muzeu kombëtar i Holandës, Rijksmuseum ka ekspozuar një prezervativ 200-vjeçar, i zbukuruar me art erotik që përshkruan një murgeshë pjesërisht të zhveshur duke treguar me gisht organet gjenitale të tre klerikëve në ereksion.
“Suveniri luksoz” i shekullit të 19-të, i blerë për 1,000 euro në një ankand në Haarlem nëntorin e kaluar, është mbështjellësi i parë kontraceptiv që i shtohet koleksionit të artit të Rijksmuseum.
Ai do të ekspozohet këtë javë si pjesë e një ekspozite të quajtur “Seks i Sigurt?” që flet për punën seksuale të shekullit të 19-të, transmeton Klankosova.tv
[caption id="" align="alignnone" width="808"]

Prezervativi - pjesë e ekspozitës "Seks i Sigurt?" në Rijksmuseum[/caption]
I supozuar të jetë bërë nga apandesiti i një deleje rreth vitit 1830 profilaktika e lashtë thuhet se vjen nga një bordello luksoze në Francë - me shumë mundësi në Paris.
Vizitorët e Rijksmuseum kanë kohë deri në fund të nëntorit për të provuar dhe për të parë prezervativin e dikurshëm në ekspozitën “Seks i Sigurt?”. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.