Pas 14 viteve, Pri Film Fest do të ketë një ndryshim në organizim.
Edicionin e sivjetmë do ta organizojnë bashkë në Prishtinë me një festival ukrainas.
Ata janë nikoqir të Festivalit të Odesës, me të cilin paraprakisht kanë ndarë mysafirët, sepse zhvilloheshin në të njëjtën kohë.
“Kur filloi lufta, edhe mandej pas një kohe dëgjuam që Festivali nuk do të mbahet dhe prapë këtë vit i kanë pas të njëjtat data sikurse ne, atëherë unë mendova që është me rëndësi që mos me hup një edicion të festivalit”, Deklaroi Vjosa Berisha, organizatore e Pri Film Festival.
E për mundësinë që ua ofruan kosovarët, ukrainasit janë falënderues.
“Siç mund ta kuptoni ne nuk mund ta zhvillojmë festivalin në Odesa, kështu Vjosa na ofroi mundësinë që të bëjmë një program special të filmave ukrainas, që do të jenë nga regjisorë të rinj, ku do të kenë debutimin tetë filma” deklaroi Anna Machukh, drejtoreshë gjenerale e Festivalit të Odesës.
Drejtoresha do të jetë për herë të parë në Kosovë dhe është mirënjohëse për ndihmën që kosovarët dhanë për ukrainasit që kur filloi lufta.
Pri Film Festival planifikohet të mbahet nga 26-31 korrik.
https://www.youtube.com/watch?v=oJJsgBE3Q_A
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.