Përplasje, debate, sqarime e befasi. Të gjitha i pati 'Prime' i tretë i Big Brother Vip Kosova mbrëmjen e së premtes. Shou më i madh televiziv në vend nisi me një material të momenteve nga ditët e kaluara.
Për të u sqaruan banorët e përfshirë, e nuk munguan as thumbat për njëri-tjetrin. Pas kësaj e gjithë vëmendja shkoi tek aktorja e filmave për të rritur, Alby, e cila tregoi si e nisi rrugëtimin në atë industri. Ajo i kërkoi falje familjes duke thënë se ua ka shkatërruar jetën. E këtë tha se e kuptoi pasi u bë nënë, dhe pikërisht vajza e saj e befasoi me një videomesazh, njofton KlanKosova.tv.
Se sa i pëlqen publiku banorët u kuptua mbrëmë pas televotimit. E preferuara doli të jetë Edona James, pas saj Ganiu e edhe Blero. Dy më pak të votuarit qenë Blerando dhe Brikenda, që shkojnë në nominim bashkë me Shqipen, e cila ishte nominuar nga java e kaluar, pasi e humbi sfidën e Big Brother.
Derisa Blero dhe Meti kërkuan nga “Vëllai i Madh” që të shohin lojën Real Madrit-Barcelona, dhe kjo iu plotësua nga platforma më e madhe në vend Art Motion. E bash aty, publiku mund t'i ndjekë banorët në dy kanale të veçanta 24/7, si dhe në Kujtesa, ose edhe në aplikacionin Artmotion.
Përditshmëria e tyre do të shfaqet edhe në ekranet e Tring Satelit për shikuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa për ata nga Evropë e Amerika në Nimi TV e TV Alb. E nga mbrëmë mund të votohet nga e gjithë bota duke klikuar në vote.klankosova.tv, përpos në numrat e telefonit nga gjashtë shtete, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Gjermani e Austri.
https://www.youtube.com/watch?v=Wed7NV2b2gg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.