Prince Caffe Turke gëzon dy fitues me çmime të mëdha, një në Shqipëri e një në Kosovë.
Janë pikërisht këta dy fatlumë, konsumues të rregullt të Prince Caffes, që me hapjen e pakos së kafesë, përveç aromës së mrekullueshme, u surprizuan edhe me nga një çek me çmim marramendës.
Ishte Arbana Osmani, imazhi i Prince Caffes, ajo që ia komunikoi çmimin prej 1 milion lekësh banores fatlume nga Tirana, Erisa Kaca.
Ndërsa në Kosovë, fituesi ishte Naser Krasniqi, i cili fitoi 10 mijë euro nga hapja e pakos së Prince Caffe Turke.
Si ambasadore e markës lidere në treg, Arbana Osmani shoqëroi të dy fituesit drejt fabrikës së prodhimit të kafesë në qytetin e Pejës.
Të dy fituesit patën rastin të eksploronin hapësirat gjigante të fabrikës, e pajisur me teknologji moderne dhe me një kapacitet prodhimi vjetor prej 40,000 tonësh.
Fabrika e kafesë, pjesë e Devolli Corporation, përdor teknologjinë më inovative të prodhimit, duke e bërë markën Princ Caffe lidere në treg me një gamë të gjerë produktesh.
https://www.youtube.com/watch?v=tXPgYmybv-I
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.