Lajmet e fundit

Princesha e Uellsit ka vizituar kopshtin e mirëqenies në Spitalin Colchester në Essex, ku mbolli trëndafila të emëruar me emrin e saj.
Ajo foli me pacientët me kancer për rëndësinë e qëndrimit në natyrë dhe ndikimin pozitiv që ka ajri i pastër në shëndetin mendor dhe fizik, transmeton klankosova.tv.
Kensington Palace tha se qëllimi i vizitës ishte të nderonte fuqinë shëruese të natyrës dhe të rritej vetëdija për përfitimet që sjell koha e kaluar në natyrë.
[caption id="attachment_2614019" align="aligncenter" width="712"]
“Catherine’s Rose” u prezantua nga RHS në maj.[/caption]
Vizita u bë në bashkëpunim me një dhurim prej 50 trëndafilash nga Royal Horticultural Society (RHS).
Fondet nga shitja e këtyre luleve shkojnë për bamirësinë e luftës kundër kancerit Royal Marsden Cancer Charity.