Princesha e Uellsit, Kate Middleton, gëzon sot ditëlindjen, dhe mbush 41 vjet.
Ajo u bë një ndër personalitetet më të njohura që nga thellimi i raporteve të saj me familjen mbretërore prej 22 vitesh, që nga kurorëzimi i saj me Princin William, përcjell klankosova.tv.
Princi William, është trashëgimtar i fronit britanik, duke e bërë Kate, potencialisht bashkëshorte mbretëreshë e ardhshme.
E lindur në Reading, Kate u rrit në Bucklebury, Berkshire.
Vetëm disa javë më parë, Mbreti Charles, i dha Princeshës Kate Middleton, një titull të ri, Kolonele e Gardës Irlandeze, rol të cilin e kishte mbajtur më parë, bashkëshorti i saj, Princi William.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.