Princi Harry dhe Meghan Markle janë shprehur të shqetësuar, sipas tyre, platëforma "Spotify" është duke shpërndarë dezinformata lidhur me pandeminë COVID-19.
Menjëherë, pasi Neil Young e largoi këngën e tij nga shërbimi i transmetimit për shkak të pasaktësive në lidhje me COVID-19, Harry dhe Meghan, tani po i bëjnë thirrje Spotify që t'i adresojnë "dëmtimet serioze" të dezinformatave të paraqitura në platformë.
Çifti ka një marrëveshje ekskluzive shumëvjeçare për "podcast" me Spotify.
Një zëdhënës i fondacionit të tyre, Archewell, tha të dielën, e ka kontaktuar kompaninë për të shprehur pakënaqësit e tyre.
"Që nga fillimi i Archewell, ne kemi punuar për të trajtuar krizën globale të dezinformimit në kohë reale. Qindra miliona njerëz preken nga dëmet serioze të keqinformimit të shfrenuar çdo ditë," filloi deklarata.
"Prillin e kaluar, bashkëthemeluesit tanë filluan t'u shprehin shqetësime partnerëve tanë në Spotify për pasojat shumë reale të dezinformatave të COVID-19 në platformën e saj. Ne kemi vazhduar t'i shprehim shqetësimet tona për Spotify, për të siguruar ndryshime në platformë dhe për të ndihmuar në adresimin e kësaj krize të shëndetit publik", thuhet në deklaratë, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.