Princi William është parë duke dalë nga Klinika private në Londër rreth orës 12:35 të pasdites së sotme.
Ndërkohë, mbretëresha Camilla ka thënë se Mbreti është "mirë" dhe "mezi pret të kthehet në punë" gjatë një detyre zyrtare në Aberdeen këtë pasdite.
Pallati Kensington njoftoi dje se Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe se do të qëndrojë në spital deri në dy javë.
Sky News kupton se operacioni i planifikuar është rutinë dhe gjendja e princeshës është jo kanceroze, transmeton Klan Kosova.
42-vjeçarja u shtrua të martën në Klinikën e Londrës, një spital privat në qendër të Londrës.
Këtë pasdite, William u largua nga spitali me një Audi e-Tron GT Carbon Vorsprung, i ndjekur nga një Land Rover Discovery dhe u largua nga hyrja e pasme gjatë vizitës.
Nga Pallati Kensington thanë: “Princi sapo u largua nga spitali pasi vizitoi gruan e tij”.
Princesha nuk pritet të kthehet në detyrat mbretërore deri pas Pashkëve. Princi William është gjithashtu i vendosur t’i shtyjë angazhimet teksa gruaja e tij është në spital.
●●●
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.