Smajl Rexhepit, nga Pakashtica e Podujevës, shteti ia mori fëmijët pa miratimin e tij dhe bashkëshortes.
Sipas tij, e gjithë kjo u bë për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, që jeton së bashku me familjen e tij, njofton Klan Kosova.
Policia ka raportuar se burri dhe gruaja janë arrestuar një ditë më parë, më vonë janë liruar, pasi i kanë lënë fëmijët e tyre, vajzën 12 e djalin 9 vjeç, pa përkujdesje, duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.
Një prokuror vendosi që fëmijët të dërgohen në strehimore, pasi për këtë bashkëpunoi me Qendrën për Punë Sociale.
Zyrtarë të kësaj të fundit e konfirmuan rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=3cxt2_oJZI8
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.