Një 42-vjeçar nga Michigan që paditi prindërit e tij për hedhjen në plehra të koleksionit të tij të çmuar të pornografisë, tani është në radhë për ta marrë një rimbursim të majmë prej tyre.
Në një vendim të dhënë nga gjykatësi i qarkut në SHBA, prindërit Beth dhe Paul Werking do të duhet t’i paguajnë djalit të tyre, David, deri në 75.000 dollarë për shkatërrimin e pornografisë.
Gjatë procesit gjyqësor, David e vlerësoi se materiali që ai kishte poseduar kapte vlerën prej 25.000 dollarëve, ndërsa avokati i tij ka deklaruar se kanë kërkuar nga gjykata trefishin e dëmit.
“Ky ishte koleksioni i gjërave shpesh të papërsëritura”, shtoi ai.
David kishte dalë për të jetuar në shtëpinë e prindërve të tij pasi ishte divorcuar.
Lista e hollësishme e koleksionit të pronografisë së tij që u fut në procesverbalin e gjykatës tregoi se përfshinte 1.605 tituj individualë të DVD-ve pornografike e kaseta VHS, dhe të paktën 50 lodra seksuale dhe sende të tjera.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.