Këshilli i Prindërve të Kosovës ka paralajmëruar çregjistrim nga shkollat nëse mësimi nuk nis të hënën.
Por sipas SBASHK-ut ky paralajmërim është zor i realizueshëm, meqë nëse nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë ndiqen penalisht, e po të duan ti dërgojnë në shkolla private, aq sa ka në Kosovë, nuk ka vend për mbi 300 mijë fëmijë.
Në SBASHK, janë duke mbledhur rezultatet e votimeve të dy ditëve, pas propozimit për pezullim të grevës. Derisa mbetet enigmë nëse do paguhen grevistët për këtë muaj.
https://www.youtube.com/watch?v=2DaLJNXhjh8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.