Trajneri i Ajaksit, Erik ten Hag, ka nëshkruar kontratë të re si trajneri i Ajaksit, duke u dhënë fund spekulimeve që e lidhnin atë me një kalim te Tottenham Hotspurs-at.
Holandezi ishte përfolur më së shumti mes emrash që pritej ta zëvendësonin tashmë të shkarkuarin, Jose Mourinho-n.
Mirëpo të premten gjiganti nga Amsterdami e konfirmoi me një deklaratë marrëveshjen e re mes dy palëve.
“Ajaksi ka arritur një marrëveshje me Erik ten Hag-un përzgjatje të kontratës së tij që më herët ka qenë deri më 30 qershor, 2022”, thuhet në njoftimin e Ajaksit.
“Marrëveshja e re do të hyjë në fuqi më 1 qershor, 2021 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor, 2023”.
https://twitter.com/vdsar1970/status/1388093319192907778?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Etweet
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.