Prishtina tash e një kohë po ka probleme serioze me menaxhimin e mbeturinave.
Shumë pjesë të kryeqytetit të Kosovës thuajse janë mbuluar nga mbeturinat, çka ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët.
Krejt kjo ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes pushtetit lokal dhe Kompanisë Pastrimi.
Ndonëse mbrëmë vonë u njoftua se kishte nisur mbledhja e mbeturinave, edhe sot në disa zona u pa se pati ende rrugë të mbushura.
Lexuesit e Klankosova.tv. kanë dërguar pamje nga rruga "Ndue Përlleshi", ku shihet se bërlloku e kishte mbuluar atë pjesë.
https://www.youtube.com/watch?v=R1f-1nUXqPg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.