Komunarët e qyteteve shqipfolëse të rajonit, të dielën diskutuan kokë më kokë në Prishtinë, për agroturizëm.
Potenciali në këtë fushë, u kërkua të shfrytëzohet më shumë.
Nikoqiri, paralajmëroi ndryshime në këtë aspekt, njofton Klan Kosova.
Ndihmesë për këtë, mbase do të jetë edhe platforma e re që Unioni i Bashkive Shqiptare do ta lansojë në nëntor, për 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Unioni i Bashkive Shqiptare, përbëhet nga komunat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
https://www.youtube.com/watch?v=A_hf8vKyw5A
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.