Vizita e zyrtarëve të UEFA-s në Kosovë ka rezultuar e frytshme.
Tre zyrtarët evropianë - Nicolaus Marshall, Breacher Joachim dhe Mark Blackbourne, të mërkurën dhe të enjten qëndruan në vendin tonë dhe inspektuan punët e bëra deri më tash në stadiumin e qytetit të Prishtinës, dhanë disa rekomandime, njofton Klan Kosova.
Ata kanë rekomanduar që testimi i stadiumit të Prishtinës të bëhet para muajit qershor, mbase në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës që planifikohet ë zhvillohet më 25 ose 26 maj.
Mirëpo, ka mundësi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) t’ia lejojë Prishtinës që t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit kampionale si vendëse, në javën e 31-të më 6 maj kundër Gjilanit dhe në javën e fundit më 19 maj, kundër Dritës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.