Hapja e qendrës më të re tregtare në Kosovë “Prishtina Mall” pritet të bëhet më 9 mars të vitit 2023.
Brenda kësaj qendre pritet të vijnë rreth 200 brende, përfshirë ato vendore dhe ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Investitorët thanë se në një shpërfaqë prej 240 mijë metra katror, pritet të vendosen të gjitha llojet e bizneseve të cilat do t’i plotësojnë krejt kërkesat e konsumatorëve, përfshire këtu edhe parqe natyrale.
E vendosur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kjo qendër tregtare do të ketë kapacitet për rreth 3 mijë vende të reja pune.
https://www.youtube.com/watch?v=aRc9CXCjzJ0
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.