Konferenca e muzikës Prishtina Music Conference (PMC), e para e llojit të saj në rajon, ka filluar të shpalosë emrat e ekspertëve mysafirë.
Pas një edicioni të suksesshëm, Prishtina Music Conference rikthehet prapë në Kino Armata më 4 dhe 5 nëntor.
Konferenca do ketë mbi 25 panelistë. Mysafirët e lajmëruar deri tani përfshijnë të ftuar internacionalë si George Perot, themelues i Athens Music Week dhe organizatave të tjera në industrinë muzikore, si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe biznesmene e shquar në industrinë muzikore globale, Zak Benfarhaun, pjesë e Unum Festival dhe Secret Society, Rosana Corbacho, psikologe në industrinë e muzikës dhe bashkëthemeluese e M.I Therapy, Sofie Søndervik Sæther, organizatore, lidere, muzikante dhe drejtoreshë e programit të JM Norway, Alison Guberek, themeluese e agjencisë Connektr etj.
Të lajmëruar si pjesëmarrës janë edhe kontribuuesit e skenës sonë muzikore dhe më gjerë si: Elina Duni, ylli i muzikës jazz me famë botërore, Berna Caka, Genc Salihu, Florent Boshnjaku, Andrra Music apo Fatime Kosumi, Ilir Bajri, Nita Deda, Veton Nurkollari, Rubin Beqo, Danier Shkurti, Donika Hyseni, Bim Bimma, Ergeni,K Master, Mirelinda Cervadiku dhe Alban Kastratieti e shumë të tjerë,
Hapja e konferencës do të fillojë me Agenda for Hope - Miqtë e përjetshëm dhe multi-instrumentistët, që performojnë çdo fundjavë në Kino Armata, do të hapin programin e lokalit me performancën e tyre për PMC.
Në këtë konferencë artistët dhe figurat e industrisë do t’i bashkëngjiten misionit për të ngritur kulturën muzikore kolektive në Kosovë dhe rajon.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.