Komuna e Prishtinës, së bashku me policinë e Kosovës, përmes një projekti do të vendosin kamera të sigurisë në udhëkryqe si dhe mbi semaforë.
Për vendosjen e tyre janë ndarë 450 mijë euro, Projekti pritet të fillojë të realizohet në pjesën e dytë të këtij viti, raporton Ju Flet Prishtina.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, këto do të shërbejnë për vetëdijesimin e qytetarëve të cilët ngasin makina me shpejtësi të madhe.
Kamerat do ia bëjnë të qartë komunës se në cilat udhëkryqe duhet të ndryshojë minutazha e semaforëve për të bërë qarkullimin e veturave me të lirë që të mos krijohet kolona.
Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Deda, një projekt i tillë është më së i nevojshëm dhe që është dashur të ndërmerret kohë më parë.
Ketë po e mirëpresin edhe vet banorët e kryeqytetit. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=OUuB1h1wsYs
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.