Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjatë pjesës së parë u shënua vetëm një gol nga Krasniqi në minutën e '20, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq në pjesën e dytë Prishtina u tregua më e zonja, dhe shënoi dy gola të tjera.
Krasniqi shënoi përsëri në minutën e 48’, dhe në minutën e 70’ shënoi Llugiqi.
Dukagjini nga ana tjetër, nuk arriti të shënojë asnjë gol, duke u mbyllur ndeshja me rezultat 3:0.
Prishtina me këtë fitore i korri dhe tri pikë të mëdha.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.