Pas eleminimit nga gara më prestigjioze e futbollit evropian, Champions League kampionët kosovarë të FC Prishtinës garat do t’i vazhdojnë në turneun më të ri të organizuar nga UEFA, Conference League.
Në rrethin e dytë të kualifikimeve kryeqytetasit do të kenë punë me skuadrën kampione të Uellsit, Conah’s Quay Nomads të cilët poashtu u eleminuan nga kualifikimet e Champions League pas humbjes 1-0 ndaj Alashkert në vazhdime.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Conah’s do të luhet të martën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00, me transmetimin që ekskluzivisht do të bëhet në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Kudhërshtarët e Prishtinës vijnë nga fshati i Flintshire ndërsa si skuadër janë formuar në mesin e shekullit të kaluar, por suksesin po e arrin vetëm viteve të fundit teksa që nga viti 2016 e deri më tani është rregullisht pjesmarrëse në kualifikimet e garave të UEFA-së si fituese e ligës dhe kupës së Uellsit.
Prishtina megjithatë qëndron dukshëm më e favorizuar përshkak të cilësive që i ka në skuadër dhe vlerës së lojtarëve të saj në përgjithësi.
Fituesja e përballeve mes këtyre dy skuadrave do të futet në short për rrethin e tretë të kualifikimeve, humbësit në anën tjetër do përshëndeten me garat evropiane për këtë sezon.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.