25 psikologë të rinj do të ju shtohen institucioneve arsimore në Prishtinë.
Drejtoria Komunale e Arsimit, ka shpallur konkursin për këta profesionistë, që deri tash kanë qenë të paktë në numër, meqë i gjithë kryeqyteti i kishte 12 shosh.
Sipas drejtoreshës, Besiana Musmurati, në këso situate 1 psikolog ishte për rreth 3 mijë e 500 nxënës, derisa kur të nisin punën psikologët e rinj, i gjithë sistemi parauniversitar do ketë qasje në konsultat me psikologët, njofton Klan Kosova.
Hapja e konkursit u mirëprit nga nxënësit të cilët konsideruan se për shkak të mungesës së psikologëve kanë ndodhur një mori telashesh. Nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, psikologët në dhjetor do jenë në shkolla.
https://www.youtube.com/watch?v=pZDoEpdgldQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.