Zyrtarisht në Kosovë me Covid-19 janë të infektuar 598 persona, teksa kanë vdekur 15 persona.
Në Prishtinë janë testuar 61 persona teksa 6 persona kanë rezultuar pozitiv, njofton Klan Kosova
Këtë nëpërmjet Facebook e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
"Nga 61 teste sot në Prishtinë të kontakteve, 6 kanë rezultuar pozitiv, shumica familjarë të ngushtë të një rasti dje. I urojmë shërim të shpejtë të gjithëve dhe vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Numri i vazhdueshëm i ultë na lejon zbutjen e masave më shpejtë. #rriNshpi", ka shkruar Ahmeti.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.