Një vajzë e mitur ka raportuar babain e saj në Polici, nën dyshimin se ai e ka rrahur fizikisht.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në kryeqytet, ditën e diel, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.