Erërat e forta që po fyejnë që nga mesdita në kryeqytet kanë bërë që një pemë në rrugën “Luan Haradinaj” të rrëzohet.
Pema e rrëzuar ka qëndruar në rrugë, ndërsa kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë ndërprerë komunikacionin nëpër atë pjesë deri sa pema është larguar.
Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të qëndrojnë sa më shumë brenda.
klankosova.tv
●●●
FSHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.