Një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij në Prishtinë.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe pas përfundimit të procedurave me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Dyshohet se viktima mashkull kosovar (m/k), është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar (f/k)-bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe pas përfundimit të procedurave me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.