Komuna e Prishtinës të premten ka larguar nga parku i kryeqytetit tavolinat e karriget e kafeneve, sepse ato nuk kanë pasur leje për t’i vendosur në hapësirat e parkut.
Pronarët e lokaleve ankohen se kanë kërkuar disa herë leje nga komuna por s’kanë marrë përgjigje, njofton KlanKosova.tv.
Ndërsa sipas drejtoreshës së parqeve, Donika Çetta, për shqyrtimin e këtyre kërkesave për veprimtari të tillë është krijuar një komision i veçantë i cili do të bëjë vlerësimin e aplikimeve, e më pas do të vendosë se si do të lejohet vendosja e karrigeve e tavolinave në hapësira publike.
Derisa gjasat më shumë janë që në parqe të lejohet vetëm shërbimi “merr me vete”.
https://www.youtube.com/watch?v=YrXfKANh5jw
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.