Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ka nisur iniciativën për orët e leximit në secilën shkollë të kryeqytetit, si synim për të përmirësuar një nga pikat më të dobëta në vlerësimet e testit, PISA.
Sipas organizatave, një prej mangësive kryesore të nxënësve kosovarë është moskuptimi i asaj se çka e lexojnë, ndaj marrë për bazë përvojat e disa vendeve që janë përmirësuar ndër tjera edhe përmes orëve të leximit, Prishtina, do e nisë këtë praktikë, përcjell klankosova.tv.
Për ta realizuar këtë, janë ndarë fonde e janë blerë libra që do shpërndahen në shkolla, derisa rezultatet nuk priten shpejtë.
Nga organizatat thonë se për të qenë më të suksesshëm, me këso iniciativash duhet të vazhdojnë edhe tjerat komuna, derisa me nivelin qendror thonë të mos kenë gjetur bashkëpunimin e duhur.
https://www.youtube.com/watch?v=fc2gMgGJCOI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.