Lajmet e fundit

Pasi më në fund e gjeti, Howton fluturoi për në San Diego ku edhe u ribashkua me Thomasette Cox dhe ata u përqafuan pambarim.
Howton i cili tani është në të 50-at, tha se kishte qenë i vetëdijshëm se ishte birësuar që kur ishte mjaft i rritur për ta kuptuar, me babanë birësues që gjithmonë e ka mbështetur në kërkimin për prindërit biologjikë.
Kur mbushi 12 vjeç, ai i shkroi një letër agjencisë së tij të birësimeve duke kërkuar detaje.
Një letër u kthye me pothuajse asnjë informacion identifikues për nënën e tij, kështu që ai filloi vetë kërkimin.
Në të njëzetat e tij, Howton arriti të gjente certifikatën e lindjes, e cila i jepte vetëm mbiemrin e nënës së tij. Dhe kështu ndodhi, nënë e bir u bashkuan dhe ju mund ta shihni momentin duke klikuar KËTU, transmeton Klankosova.tv.
