Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për dy projekte: revitalizimin e Çarshisë së Gjakovës dhe konservimin/restaurimin e monumentit të shkollës së vjetër të Muzikës - ish Mejtep Ruzhdije.
Këtë e bëri të ditur ministria e Kulturës përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.
MKRS-ja për realizimin e të dyja projekteve ka marrë përsipër realizimin e projekteve ndërsa komuna zbatimin e tyre.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet u.d sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.