Grupi i artistëve të përfshirë nën emrin “Babastars”, së fundmi, u ka kthyer buzëqeshjen adhuruesve të tyre duke paralajmëruar rikthimin e shumëpritur prej tyre. E vërteta e këtij rikthimi është se po vjen versioni i katërt me radhë i njërës ndër këngët më të pëlqyera dhe kulmore të tyre, të titulluar “High”.
Burimet e Prive Klan Kosova kanë mësuar se, pos kësaj kënge, ata janë duke punuar edhe në shumë projekte të tjera, të cilat pritet t’i publikojnë nën emrin “Babastars”.
Ndonëse zgjodhi të martohej në mënyrë krejt private e larg syrit mediatik, Prive Klan Kosova ka zbuluar detaje nga dasma e këngëtares Besa Kokëdhima. Burimet kanë treguar se këngëtarja, për ceremoninë e martesës së saj, ka porositur të ndërtohet një sallë e veçantë diku në jug të Shqipërisë, e cila, menjëherë pas përfundimit të dasmës, është bërë rrafsh me tokë.
Së fundmi, rrjeti është trazuar me lajme të shumta në lidhje me reperin Buta, për të cilin flitej se ka poseduar armë pa leje dhe ka shitur substanca narkotike tek të tjerët, përveç përdorimit personal. Këto akuza që rëndojnë emrin e artistit kanë bërë që ai, për tash e disa ditë, të jetë në paraburgim, i cili do të vazhdojë deri më datën 11 tetor – pra, për një muaj.
Burime shumë të afërta me reperin, për Prive Klan Kosova, kanë dëshmuar se, mes tjerash, për Butën janë thënë gjëra që nuk janë të vërteta.
https://www.youtube.com/watch?v=oa5f1aPpbZ4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.