Pa siklet e stres, Majk rikthehet në Prive Klan Kosova për ta ndarë me shikuesit rutinën e qethjes. Madje në kuadër të kësaj zbulon shumë nga vetja e tij për publikun kosovar.
Jo rastësisht e kemi lënë të takohemi në këtë destinacion. E kemi ditë nga eksperienca që nëpër sallonet e bukurisë flitet edhe për tradhtitë.
Kur jemi te tradhtia gjithsesi se do flasim për ata që dikur e kanë pas një emër të përbashkët, “Babastars”. Nuk janë tradhtuar nga njeri-tjetri, thjesht për vite radhazi kanë punuar si artistë të ndarë, ndonëse publiku i ka kërkuar vazhdimisht.
Ky ribashkim i shumë pritur ndodhi në këtë verë, të cilës dalëngadalë po i vjen fundi.
Rrugëtimi i tij muzikorë nuk e determinon edhe shijen e tij në këtë lami. Për fund, në këtë bisedë goxha të sinqertë e simpatike, Prive Klan Kosova hulumtoi edhe për herën e fundit që Majk ka “date” një vajzë, ose pse jo edhe për të radhës.
https://www.youtube.com/watch?v=4pCt1FILMgQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.