Prive KlanKosova ka bërë të ditur se Big Brother VIP Albania nis më 4 dhjetor.
Kanë filluar të numërohen ditët deri në nisjen e Big Brother VIP Albania. Ekipi i Prive KlanKosova ka bërë të ditur se kanë zbuluar edhe diçka përtej asaj që ka publikuar produksioni. Data 4 dhjetor është ndarë për nisjen e këtij reality show, që pritet të sjellë shumë të papritura.
Në rubrikën “Na kanë thënë që”, kësaj radhe Prive KlanKosova ka përmendur edhe Dafina Zeqirin.
Sipas Prive KlanKosova, Dafina është mërzitur me Feron, pasi ai kishte publikuar këngën e tij me Ghetto Geasyn, para se të publikohej bashkëpunimi që ishte realizuar mes Feros dhe Dafinës.
Syrit të Prive KlanKosova nuk i ka ikur as reperi Lumi B, për të cilin thuhet se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Miranda. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1kSoOLuo9MY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.