Priyanka Chopra është rikthyer në rrjetet sociale pasi është bërë nënë.
Aktorja 39 vjeçare u kthye në Instagram për të ndarë postimin e parë që nga lajmërimi i lindjes së fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Nick Jonas.
Kjo është hera e parë që Priyanka poston në Instagram që kur ajo dhe muzikanti 29-vjeçar njoftuan se mirëpritën fëmijën e tyre të parë përmes një surrogateje më 21 janar.
Menjëherë pasi çifti njoftoi lajmin emocionues, u zbulua se Priyanka dhe Nick kishin mirëpritur një vajzë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.