Priyanka Chopra ka folur për marrëdhënien e saj profesionale me bashkëshortin, Nick Jonas.
Teksa fliste se dyshja do të bëhen investitorë në veshjet Perfect Moment në një intervistë të re me Variety, aktorja 40-vjeçare tregoi nëse një ditë do t'i nxjerrin talentet e tyre së bashku në ekran.
“Kjo është kompania e parë e veshjeve, modës dhe stilit të jetesës në të cilën kemi investuar. Unë jam rritur në Indi dhe nuk kam qenë e ekspozuar ndaj kulturës së skijimit. Por unë i doja malet”, shpjegoi fillimisht Priyanka për investimin e tyre. “Ndërsa po njihesha me kulturën malore, bleva shumë veshje që ishin elegante dimërore. Shumë prej tyre ishin Perfect Moment.”
Më pas, ndërsa u pyet nëse ajo dhe Nick planifikojnë të punojnë së bashku në aktrim apo edhe në botën e muzikës, Priyanka tha: “Më pëlqen të punoj me Nick-un, kështu që ju do t'i shihni gjërat të ndodhin me kalimin e viteve. Por unë kurrë nuk do të këndoj me të”, tha ajo. “Unë nuk jam si ai! Ai është një mrekulli muzikore”.
Megjithatë, bota e aktrimit është një histori tjetër.
“Ne patjetër po zhvillojmë një sërë gjërash televizive dhe filmash së bashku”, tha Priyanka.
Priyanka dhe Nick sapo kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Malti, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.