Janë arrestuar dy persona në Prizren, pasi gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.
Policia ka bërë të ditur se nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një veturë me targa vendore, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar 51.57 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një peshore digjitale, 180 qese plastike të zbrazëta për paketimin e narkotikëve, para të gatshme dhe dy telefona celularë”.
“Nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një veturë me targa vendore, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.