75 kontejnerë që Komuna e Prizrenit i bleu vitin e kaluar, doli se erdhën nga Serbia pikërisht tash kur u aktualizua fushata për të bojkotuar prodhimet serbe.
Prizrenasve nuk po u pëlqen fare një pazar i tillë, ku edhe tabela me të dhënat nëpër këto shporta bërlloku iu mbulua.
Edhe opozita lokale akuzon pushtetin që shkeli prodhuesit vendorë, njofton Klan Kosova.
Por sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren, kontrata për 75 kontejnerë e 85 shporta u nënshkrua më 2021 nga ish-qeverisja. Por Çelë Lamaj siguron se në të ardhmen nuk do të veprohet kështu.
Nga kompania që bëri furnizimin “AGRIUM Shpk” me seli në Ferizaj, i thanë Klanit se vepruan konform kontratës dhe se në tender nuk përcaktohej vendi i origjinës së produkteve.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=jJykT1U-qcs
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.