Në Prizren u mbajt të shtunën organizimi “Moto Fest”. Në parkun e këtij qyteti zbarkuan qindra motoçikleta nga vende të ndryshme brenda e jashtë Kosovës.
Kështu vozitësit e tyre u socializuan, e qytetarët u kënaqën me pamjet e muzikën, raporton Klan Kosova.
Kësi ngjarje si “Moto fest” po thuhet se duhet të mbahen më shpesh, bile në çdo qytet.
"Ende ekziston ai stereotipi që njerëzit që vozisin motoçikleta janë ‘bandita’, duhet me pa njerëzit që nuk jemi qashtu, ka njerëz të profesioneve të ndryshme, policë, avokatë..", tha njëri nga pjesëmarrësit.
Ky organizim tashmë është tradicional ngase mbahet për çdo vit në të njëjtën datë.
https://www.youtube.com/watch?v=NODp4YacBB0
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.