Lajmet e fundit

Bëhet e ditur se në vizitë morën pjesë përfaqësues nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), Departamenti Ligjor dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët zhvilluan edhe takime me qytetarët për t’i informuar mbi procedurat ligjore dhe mundësitë për pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Çështjet e ngritura nga qytetarët përfshinin: pajisjen me dokumente të bashkëshortëve të shtetasve të Kosovës përmes bashkimit familjar, regjistrimin dhe pajisjen me dokumente të fëmijëve të lindur jashtë vendit, si dhe aplikimet për lejeqëndrim të familjarëve të personave që tashmë kanë lejeqëndrim.