Nëntë ditë para nisjes zyrtare, u shty për të tretën herë.
Pas pandemisë më 2020 e vitit zgjedhor më 2021, të mërkurën u mor vendim që regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare e banesave të mos fillojë nga 1 shtatori por dy muaj më vonë.
Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti, pasi nuk u arrit të bëhen përgatitjet e qeveria e tij nuk deshi të veprojë si ata të kaluarit kur më 2011, thotë se cenuan shtetësinë e Kosovës.
Por, kjo sipas Agjencisë së Statistikave atëkohë ishte kërkesë e donatorëve që financuan pjesën dërrmuese të regjistrimit.
Arsyeja pse sivjet po shtyhet sipas kreut të saj, është ndryshimi i rregullave për bashkëpunim me UNOPS-in. Procedurat burokratike për tabletë e uniforma morën kohë e tash janë në zhvillim për rekrutimin e 4600 vetave staf.
Përfundimisht regjistrimi i popullsisë do nisë nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor.
https://www.youtube.com/watch?v=et5h5EvGaCM
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.