Në luginat e gjelbërta dhe pjellore të lumit Delta në Egjipt, fermerët dhe zejtarët luftojnë për të siguruar jetesën dhe mbajnë gjallë njërën nga traditat më të vjetra të egjiptasëve, krijimin e papirusit.
Në vitet 1970, një mësues arti në fshatin Al-Qaramus u mësoi fermerëve teknikat mijëvjeçare për transformimin e bimës në letër të kërkuar të zbukuruar me vizatime dhe tekst të zbukuruar, shkruan Aljaezeera, përcjell Klankosova.tv.
Dikur i përdorur nga egjiptianët e lashtë si letër për shkrim, papirusi tani është zbukuruar nga artistë vendas me hieroglifë, kaligrafi arabe dhe përfaqësime nga antikiteti dhe natyra për të krijuar suvenire jashtëzakonisht të veçanta.
Me gjithë këtë zanat të veçantë, Egjipti ka probleme me turizmin. Kjo për shkak të pandemisë Egjipti fitoi vetëm 4 miliardë dollarë në të ardhura turistike vitin e kaluar, një e katërta e asaj që ishte e parashikuar.
Në qytetin Al-Qaramus janë rreth 25 ferma që përpiqen të mbijetojnë duke shitur papirus, krahasuar me rreth 500 para revolucionit.
Bima papirus, me gjethet e saj në formë tifoze, rritet në ujë dhe mund të arrijë katër metra lartësi. Forma e saj frymëzoi dekorimin e kolonave të tempujve të lashtë egjiptianë.
Pronari i punëtorisë Papirus, Abdel Mobdi Mussalam, 48 vjeç, tha se stafi i tij është zvogëluar nga tetë në dy.
“Papirusi është burimi ynë i vetëm i të ardhurave. Është ajo që më ushqen mua dhe fëmijët e mi", tha Mussalam.
Për të shitur prodhimet e tyre nga papirusi, banorët egjiptas kanë hapur faqe online për të shitur prodhimet e tyre anë e mbanë botës.

●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.