Producenti i projektit filmik “Pilivesa”, Alban Zogjani, përveç që akuzon këshillin drejtues të Qendrës kinematografike të Kosovës (QKK), në krye me Xhejlane Tërbunjën, se me vendimin për anulim të subvencionimit nuk kanë njohuri mbi kornizën ligjore, ai, në një intervistë për Kiks Kosovën, ka ngritur dyshimet se në këtë vendim kishte ndikuar edhe një palë e tretë.
Bislim Bislimi, i cili përmendet nga producenti Zogjani, është udhëheqës i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit, në kuadër të Ministrisë së Kulturës.
Sipas Zogjanit, Bislimi nuk ka asgjë të shkruar për këshillimin e tij juridik që producenti pretendon se i dha këshillit drejtues anipse Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mund të bëjë interpretime ligjore për institucionet e saj vartëse, në këtë rast për QKK-në.
Kiksi ka provuar të marrë një përgjigje nga Bislimi, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.
Anulimi i vendimit për përkrahjen e projektit “Pilivesa”, sipas Zogjanit, u bë që të lirohej vendi dhe kësisoj të futet projekti i cili kishte mbetur jashtë listës së pesë fituesve. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/9FYHAZ8gPHc
●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.