Numërimi mbrapa ka filluar e punët teknike janë drejt përfundimit.
Madje kanë dalë edhe pamjet e para se si do të duket shtëpia më e famshme në Kosovë.
Por, për të sjellë materialet sa më kualitative tek shikuesit, produksioni i BigBrother VIP Kosova ka shpallur konkurs për 30 vende të lira pune.
Për spektaklin e të famshmëve ndër të tjerë kërkohen gjashtë gazetarë, pesë Redaktorë dhe katër menaxherë të rrjeteve sociale.
Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, duhet të dërgojnë CV-në, dëshmi të përgatitjes universitare ose profesionale, letër motivuese, letër rekomandime, ose referenca eventuale.
Këto dokumente duhet t'i nisin në emailin
[email protected].
Nën moderimin e Alaudin Hamitit, Big Brother VIP Kosova do të startojë në vjeshtë dhe fituesi i spektaklit do të marrë 200 mijë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=ZMjfkEhgxcc
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.