Kultura shqiptare, padyshim që zë vend të veçantë në emisionin Weekendi.
ODA e Llapit u prezantua drejtpërdrejtë në Klan Kosova.
Profesor Nebihu, themeluesi i "Odës së Llapit" tregoi rreth këtij organizimi por edhe paksa me shaka thotë se "Gratë më nuk po na i lë odat".
"Me një profesor, të ndjerin Rifat Blakun, bisedonim dhe merreshim me organizime të shumta me të. Ma lëshoi një lokal dhe më tha: "Puno Nebih, nëse të pëlqen", dhe mua më pëlqeu", deklaroi profesori në Klan Kosova.
Ai tutje rrëfeu edhe për punën dhe organizimet e "Odës së Llapit".
https://www.youtube.com/watch?v=EkXzINrg5xQ
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.