Fjalëkalimet po bëhen gjithmonë e më të pasigurtë sepse hakerët po bëhen gjithmonë më të sofistikuar. Kështu menaxherët që merren me këtë sektorë nuk po ja dalin të jenë të suksesshëm në kryerjen e punës së tyre.
Google, përmes Project Vault po mendon ta ndryshojë këtë gjë. Vault vendoset dhe integrohet në çdo pajisje që ka microSD port dhe funksionon me sistem të pavarur operativ. Për më shumë, ka edhe një hapësirë prej 4GB ku mund të ruhen të dhënat sensitive.
Konkretisht Project Vault përdor RTOS (Real Time Operating System) të ndërthurur me një sërë zgjidhjesh kriptografike në mënyrë që të dhënat apo bisedat tuaja të ruhen në mënyrë sa më të sigurt. Google ka vendosur të thjeshtësojë në maksimum përdorim e kësaj pajisje deri në atë pikë sa ajo mund të konfigurohet dhe të fillojë nga puna automatikisht pa qenë nevoja për ndërhyrjen e përdoruesit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.